Turpërohem që jam gazetar: Gazetarja bën blla blla blla para kryeministrit dhe ai tallet

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora, ka qenë gazetari i njohur dhe ish-deputeti i Kosovës Milaim Zeka. Ai ka folur për gazetarët në Shqipëri dhe Kosove dhe profesionalizmin e tyre.

Melaimi shprehet se i vjen turp që është gazetar kur dëgjon kolegët e tij që bëjnë blla blla blla dhe bëjë komente para pyetjes. Sipas tij 98% e gazetarëe nuk dinë të parashtrojnë pyetje.

“Unë habitem, herën e fundit e kam parë kryeministrin me gazetarët dhe unë po turpërohesha që jam gazetar. Një kolege gazetare fliste blla blla blla dhe ky tjetri fillontë pastaj me ato teoritë e konsperacionit dhë në fund kryeministri tallet me këta si në cirk më arushat, pra ndiqte rrugën e vet. Gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë 98% nuk dinë të shtrojnë pyetje. Në vend që ta pyesin kryeministrin pse shkove aty, kush ishte ky, këta më parë bëjnë komentet e pastaj bëjnë pyetjen. Dhe tendenca e fundit e pjesës dërmuese të moderatorëve politikë, kur e ftojë kryeministrin apo Melaimin ata duan të tregojnë se janë më të mençur sesa ne. Tani duke bërë ti pyetje të thjeshta si moderator, në thjeshtësinë e pyetjes dalin përgjigje të mëdha”, shprehet Melaim Zeka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?