Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

U akuzua se do helmonte Enveri, zbulohen fotot e pa publikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje

Magazinë E hënë, 16 Mars 2020 21:40
U akuzua se do helmonte Enveri, zbulohen fotot e pa publikuar të Llambi Ziçishtit, në momentin që iu dha dënimi me vdekje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Publikohen disa foto të panjohura që nuk janë bërë publike, të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla që i përkasin shtatorit të vitit 1983, të bëra në një nga sallat kryesore të Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku kolegji i asaj gjykate i kryesuar nga Aranit Çela, është duke dhënë vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, bashkëshorten e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, Fiqretin, të birin e saj, Skënderin, si dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nesti Nase. Të cilët ishin pjesë e të ashtuquajturit “Gupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”, që asokohe u akuzuan se: “në bashkëpunim me agjenturat e huaja si, CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, etj., kishin pasur si qëllim që të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, shokun Enver Hoxha”.

Në ditët e para të shtatorit të vitit 1983, pas afro një viti procesi hetimor që u zhvillua në ambientet e Hetuesisë Speciale pranë “Repartit 313”, siç njihej ndryshe “Burgu i Vjetër” i Tiranës, përfunduan hetimet ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor agjenturor i Mehmet Shehut”, i cili kryesohej prej Kadri Hazbiut, ish-ministit të Mbrojtjes dhe anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH_së,(që për 27 vite kishte mbajtur edhe postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Nesti Nases, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Feçor Shehut, ish-ministër i Punëve të Brendëshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit për vite me rradhë, Llambi Ziçishtit, ish-ministër i Shendetësisë, Mihallaq Ziçishtit, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme, Fiqret Shehut, bashkëshorte e ish-kryeministrit Mehmet Shehu dhe ish-Drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë, si dhe Llambi Peçini, ish-Drejtor i Drejtorisë për Sigurimin e udhëheqjes së lartë të PPSH-së. Krahas këtij “grupi” bashkë me ta u gjykuan edhe Gani Kodra, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe për disa vite me detyrë pranë ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Ali Çeno, komandant i grupit të shoqërimit të ish-kryemnistrit Mehmet Shehu, Xhavit Ismailaga, me profesion berber në Hotel “Dajti”, si dhe të Skënder e Bashkim Shehu, dy djemtë e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë


I gjithë procesi hetimor ndaj këtij “grupi armiqësor”, që zgjati rreth një vit, u zhvillua sipas orientimeve dhe shënimeve që jepte Enver Hoxha, duke shkruar me dorën e tij pyetjet përkatëse që duhet t’ju bëheshin nga ana e hetuesëve disa prej krerëve kryesorëve të atij grupi, si p.sh. Fiqret Shehut etj. Të cilët nën masa të rrepta sigurie, mbaheshin të izoluar pranë “Repartit 313” në Tiranë, ku përveç disa rojeve të brendëshme (civilë, policë, dhe ushtarakë), që rrinin brenda qelive dhe në korridoret e ambienteve të atij burgu, ku ishin të lidhur kokë e këmbë me zinxhirë dhe me skafandra në kokë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Fiqret Shehu etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përfundim të procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj këtij të ashtuquajturi “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut”, Kolegji i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Aranit Çela (kryetar i asaj gjykate), dhe Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, dhanë vendimet përkatëse për secilin nga të pandehurit, ku ndonëse akuzat ndaj tyre ishin pothuaj të njëjta, ky “grup armiqsor”, u nda dhe u gjykua në dy grupe të veçanta?! Ku në të parin bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Mihallq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno dhe Gani Kodra, (që kishin pasur funksione ushtarake), ndërsa në grupin e dytë, bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Fiqret Shehu, Nesti Nase, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu, të cilët kishin pasur funksione dhe detyra jo të karakterit ushtarak. Ndarja e tyre u bë “për arsye se në grupin e parë të kryesuar nga Kadri Kazbiu, gjykoheshin ish-funksionarë të lartë që kishin mbajtur detyra dhe poste ushtarake dhe s’duhet të dilnin sekrete ushtarake e shtetërore”.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 9 orësh
Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

20 Nëntor 2026, 21:31
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

20 Nëntor 2026, 19:22

Procesi gjyqësor i këtyre dy grupeve u zhvillua në ambientet e “Repartit 313” të Burgut të Vjetër të Tiranës (apo siç njihej ndryshe nga të dënuarit si, “Kaushi”), dhe vetëm vendimi i dënimeve të tyre nga ana e Kolegjit Special të Gjykatës së Lartë u dha në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku u zhvillua vetëm seanca e parë e gjyqit ndaj tyre në fillimin e muajt gusht të vitit 1983 dhe të gjitha senacat e tjera, u zhvilluan në ambienet e atij burgu. Gjë e cila u bë “për arsye sigurie”, pasi “gjatë transportit të atij grupi armiqësor nga ‘Reparti 313’ për në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe anasjelltas, zbulimet e huaja dhe agjenturat e tyre, mund t’i rrëmbenin ato”?! Kështu thuhej e propagandohej jo pa qëllim nga ana e Sigurimit të Shtetit, e segmente të tjera caktuara, për të krijuar në popull një imazh dhe bindjen për “rëndësinë dhe rrezikshëmrinë që paraqiste ai grup armiqësor”.

Ndërsa fotot me imazhet e “grupit armiqësor”, ku bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Ali Çeno dhe Gani Kodra, si në seancat gjyqësore ashtu dhe në momentin e dhënies së dënimeve, tashmë janë të njohura pasi janë bërë publike prej kohësh, Memorie.al, po publikon disa foto të panjohura, që na paraqesin momentet e dhënies së vendimit për dënimin e “grupit të dytë armiqësor”, ku bënin pjesë: Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Fiqret Shehu, Xhavit Ismailaga dhe Skënder e Bashkim Shehu.

Siç shihet dhe në fotot në fjalë, që janë realizuar më datën 30 gusht të vitit 1983 në një nga sallat e Gjykatës së Lartë të Tiranës, ku përveç Kolegjit të Gjykatës së Lartë që kryesohet nga Aranit Çela, i cili është fiksuar në mes anëtarëve të tjerë të atij kolegji, (duke lexuar vendimin e trupit gjykues për dënimet e atij “grupi armiqësor”), në dy foto të tjera, duken të pandehurit, Llambi Ziçishti, (i dyti nga e djatha në rreshtin e parë), që është në mes të dy oficerëve të policisë dhe Fiqret Shehu, (po në rreshtin e parë, e dyta nga e majta) e cila duket në mes të dy nënoficereve të policisë që e sigurojnë atë.

Pas tyre, në rreshtin e dytë, duket ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase (me syze të zeza) dhe Skënder Shehu, (djali i dytë i Mehmet dhe Fiqret Shehut), si dhe oficerë, e nën-oficerë policie të sigurisë së “Repartit 313”, e pjestarë të “Hetuesisë Speciale” të grupit hetimor që u morrën me atë proçes, si dhe të ftuar të ndryshëm me ftesa të veçanta që asituan gjatë atij proçesi gjyqësor, ku shumica e tyre ishin nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Sigurimi i Shtetit.

Siç dihet tashmë, pas Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe Llambi Peçinit, nga grupi i parë që u dënuan me vdekje, me pushkatim nga Kolegji Special i Gjykatës së Lartë në vendimin që u dha për ta më datën 1 shtator 1983, nga grupi i dytë, u dënua me vdekje me pushkatim, vetëm ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, që duket në foton në fjalë. Ndërsa, Fiqrete Shehu, Nesti Nase, Ali Çeno, Xhavit Ismailaga, Skënder dhe Bashkim Shehu, u dënuan me burgimen që varionin nga 25 deri në 15 vjet.

Ndërsa për ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme duke filluar nga Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini etj., nuk ka pasur asnjë dyshim rreth shkaqeve se përse u eleminuan nga Enver Hoxha, ndryshe ka ndodhur me Llambi Ziçishtin, pasi që nga ajo kohë e më pas, deri në ditët e sotme, ajo gjë ka mbetur e mbuluar me mister dhe për eleminimin e tij qarkullojnë versione dhe hipoteza nga më të ndryshmet. Ziçishti, i shkolluar fillimisht në Paris dhe më pas në Bukuresht, (si pak kush në atë kohë), ishte nga më të shkolluarit e të gjithë ministrave të qeverisë shqiptare dhe dënimi i tij me pushkatim, shkaktoi jo pak habi në atë kohë, pasi pritej dënimi me vdekje për të vëllanë e tij, Mihallaqin, një nga krerët kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme prej vitesh që kishte drejtuar dhe Sigurimin e Shtetit.

Lidhur me eliminimin e tij fizik, pas viteve ’90-të është thënë se ai u ekzekutua, pasi kur shkoi tek shtëpia e Mehmet Shehut në mëngjezin e 18 janarit 1981, që ai u gjet i vrarë, paskësh thënë se: “Kjo është vrasje klasike”?! Por kjo gjë që ka qarkulluar vetëm si hipotezë, duket se është “sfumuar” para disa muajsh kur u botua libri i mjekut të njohur, Dr. Prof. Isuf Kalo, i cili në kujtimet e tij shkruan se: Enveri nuk ka pranuar që ta takonte Ziçishtin që në verën e vitit 1981 kur ai shkoi që të shikonte gjëndjen shëndetësore të Enverit kur ai ishte në vilën e tij në bregdetin e Vlorës. Pra, gjë e cila tregon qartë dhe mësëmiri, se: Enveri kishte planifikuar që më parë eleminimin fizik të Ziçishtit, duke e bërë atë bashkëpunëtor të ngushtë të Mehmet Shehut dhe duke i akuzuar ata të dy se: “të lidhur me agjentuarat e huaja, kishin dashur të helmonin Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së”.

Vendimi i ekzekutimit për Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin e Llambi Peçinin, u zbatua më datën 10 shtator të vitit 1983, ku gjatë mesnatës, nën masa të rrepta sigurie, të katër të dënuarit, u morrën dhe u dërguan diku në periferi të Tiranë afër fshatit Linzë, ku dhe u ekzekutuan në vëndin e caktuar, pasi më parë, Prokurori i Përgjithshëm, iu komunikoi vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që nuk kishte pranuar kërkesat e tyre për faljen e jetës dhe kërkoi prej tyre fjalët e fundit që u mbajtën një proces-verbal ku firmosën të gjitha ata që asistuan në ekzekutimin e tyre./Memorie.al

Etiketat e lidhura

Llambi Ziçishti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 12 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.