U shërbeu 5 presidentëve, por Edvin Robert Shvarc shkarkohet nga Begaj. PD: Me motivacion qesharak

Presidenti Bajram Begaj, ka marrë para dy ditësh vendimin e parë si kryetar shteti, dhe që kundërshtohet nga opozita, duke shënuar kështu përplasjen e parë.

Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili ka publikuar shkresën e largimit nga puna të Shvarc, krah të cilës shkruan se drejtori i informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, është pushuar pa ndonjë arsye nga puna, por me një motivacion qesharak.

“Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë. Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij. Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë. Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë”,-shkruan Noka.

SHKARKO APP