Udhëzues hulumtimi
Nga Xhorxhina Deda –
Hulumtimi është një proces krijues dhe temat e kërkimit janë të larmishme, shpesh herë dhe komplekse. Premisa themelore për këtë shkrim lidhet me dëshirën për t’i lehtësuar procesin e kërkimit kërkuesve të rinj, studentëve apo dhe nxënësve. Theksi më I madh hidhet në zhvillimin e kornizës së mendjes për kryerjen e një kërkimi shkencor. Nëse ne e kemi të qartë çfarë duam të bëjmë, atëherë është më e lehtë për t’u realizuar dhe përfundimi mund të jetë I sigurt. Shpesh herë e gjejmë veten në një tryezë mes librash dhe mes skedash të hapura në një kompjuter që kemi përpara, por si përfundim nuk kemi shkruar qoftë dhe një fjali të rrëmujshme. Ka shumë arsye që shpjegojnë situatën e krijuar ,por problemi kryesor është mungesa e aftësive kërkimore dhe organizimi I dobët. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të realizojmë një hulumtim efektiv dhe të mirë apo se ne nuk mund të bëhemi studiues të mirë. Si fillon rruga drejt një studimi të mirë ?
Më e rëndësishmja është të jesh I hapur për të pranuar faktin që njohuritë që zotërojmë janë vetëm një filiz në mes të një pylli të madh. Ka miliona gjëra që nuk dimë dhe duke pranuar këtë ne kemi bërë një hap pozitiv. Hapi I radhës lidhet me qartësinë tonë. Duhet të njohim mirë qëlimin pasi mund të kemi përpara shumë rrugë që të dërgojnë në qëllime të ndryshme,por ne na intereson vetëm një. Pasi jemi të qartësuar mbi qëllimin domosdoshmërisht ne bëhemi kuriozë dhe kemi pyetje pafund. Në thelb kërkimi shkencor është një përpjekje për t’iu përgjigjur një ose disa pyetjeve. Pasi ne I marrim përgjigjet kuptojmë se shanset për të përmirësuar një aspekt personal apo social janë rritur.Hulumtimi mund të duket I pamundur dhe na tremb kur e shohim si një të tërë. Në dukje ai duket si diçka e pamenaxhueshme , por kur e ndan atë në hapa mund të bëhet tepër I lehtë dhe I menaxhueshëm. Më poshtë do të rëndis disa faza që në gjykimin tim e bëjnë realzimin e kërkimit shkencor më të lehtë.
– Hapi I parë.
Sigurisht ne nuk mund të kryejmë një hulumtim nëse ne nuk kemi përcaktuar një temë. Pra hapi I parë është përcaktimi I temës. Si mund të arrijmë një temë. Sugjerimi im është të krijojmë një hartë në mendjen tonë dhe më pas ta hedhim në letër në formën e një skeme. Ajo mund të fillojë si një ide fare e paqartë , për shembull duke u nisur nga sugjerimi I profesorit, e më pas duke nxjerrë prej saj tema specifike derisa të kemi dy ose tre prej tyre.
-Hapi I dytë
Pasi ne I kemi temat duhet të mbledhim informacion për secilën temë dhe sigurisht përzgjedhim atë mbi të cilën kemi më shumë njohuri dhe terren të përshtatshëm për të mbledhur sa më shumë informacion. Pasi kemi vendosur për temën finale shfletojmë literaturë dhe zhvillojmë idetë rreth problemit. Gjithashtu duhet patur parasysh nëse koha dhe vendi ndikojnë për të na kufizuar temën tonë.
-Hapi I tretë
Shumë e rëndësishme gjatë kërkimit është përcaktimi hipotezës dhe I variablave të saj. Në këtë mënyrë ne kemi të qartë atë që synojmë të provojmë . Le të përpiqemi që hipoteza të jetë sa më e thjeshtë dhe e qartë.
-Hapi I katërt.
Pasi kemi një temë, hipotezën dhe problemin e qartë më pas vijon projekti kërkimor, pra platforma. Si mund ti mbledhim ne të dhënat tona ? Duhet të përdor burime parësore , dytësore apo të integruara mes tyre ? Duhet të kemi gjithmonë parasysh që çdo përzgjedhje e jona do të jetë në varësi të temës.
-Hapi I pestë
Në momentin që ne I kemi perzgjedhur metodat tona dhe burimet ,e vetmja gjë që na mbetet është të fillojmë të grumbullojmë të dhënat.
-Hapi I gjashtë
Shumë e rëndësishme në procesin kërkimor është përpunimi dhe analiza e të dhënave. Duhet të kemi parasysh që na duhet të tregohemi objektivë dhe të saktë pasi çdo gabim i mundshëm mund të na devijojë punën duke na penguar të vërtetojmë hipotezën tonë. Mënyra se si ne bëjmë analizën mund të ndikojë shumë. Unë do sugjeroja programe të specializuara për analizën, të cilat ofrojnë saktësi dhe shpejtësi. Mund të nevojitet që herë pas here do të duhet t’i kthehemi literaturës dhe duhet vlerësuar si nevojë.
-Hapi I shtatë.
Pasi ne kemi arritur të bëjmë interpretimin e të dhënave dhe kemi hartuar tekstin vjen faza e raportimit ose e prezantimit. Kjo është dhe faza e fundit dhe gjithashtu tepër e rëndësishme. Ndodh shpesh herë që ne kemi bërë një punë shumë të mirë, por hidhet e gjitha poshtë nga një prezantim jo I mirë. Është e domosdoshme të jemi tepër të pregatitur dhe të dimë të argumentojmë mirë çdo element të studimit tonë. Mbi të gjitha duhet të kemi besim te vetja dhe puna jonë. Në fund do të kuptoni se I gjithë procesi I kërkimit mund të menaxhohet nëse bëjmë punë të organizuar dhe ndjek hapat e duhur me rigorozitet.