UNESCO, miratohet pa vërejtje progres-raporti mbi Beratin e Gjirokastrën

Qeveria Shqiptare një vëmendje të veçantë i ka kushtuar trashëgimisë kulturore e mbrojtjes së saj. Puna e bërë në këtë drejtim është raportuar në sesionin e 41 të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qw po zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Delegacioni shqiptar ka folur mbi gjendjen aktuale në qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, ndërhyrjet e bëra në një sërë objektesh, ndërsa bëri me dije dhe ngritjen e disa operacione financiare me vlerë të lartë siç është projekti i restaurimit të Qafës së Pazarit .

Nga ana e tij Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ka miratuar progres raportin e Shqipërisë për Beratin dhe Gjirokastrën pa asnjë vërejtje.

Sesioni 41-t vendosi  theksin  edhe te mjedisi, ku UNESCO po jep një asistencë të vyer me implementimin e projektit për forcimin e menaxhimit të përbashkët të Liqenit të Ohrit, në përfundim të të cilit pritet që pjesa shqiptare të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke iu bashkuar pjesës maqedonase.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Ambasadorja pranë UNESCO-s, Venera Domi.

/Ora News.tv/

Ora News - UNESCO, miratohet pa vërejtje progres-raporti mbi Beratin e Gjirokastrën

SHKARKO APP