Universiteti i Harvardit shkruante për Nënë Terezën që në 1982-in

Më vitin 1982, Nënë Tereza udhëtoi për në Amerikë, në një ekspeditë, e cila do të përfshinte edhe tre fjalime të rëndësishme në Thomas Aquinas College, Georgetown University dhe në Harvard University. Këto dy të fundit janë vazhdimisht në listën e universiteteve më të mira në botë. Nënë Tereza, në këtë vizitë, u dallua sidomos për fjalimin e saj në Universitetin e Harvardit, në Teatrin Tercentenary në Kampusin e këtij universiteti, ku foli për bamirësinë dhe për ndjenjën humane mes njerëzve. Gazeta zyrtare e Universitetit – John Harvards Journal, mban ende kopjen e vitit 1982, të momentit kur Nënë Tereza, fituesja e çmimit “Nobel” në vitin 1979, foli para publikut amerikan.

“Ajo e nisi fjalimin duke u lutur që të diplomuarit të shkonin drejt Jezusit, t’i shërbejnë atij” nis shkrimin gazeta, duke e cituar më pas Nënën Terezën. “Është e pabesueshme që sot një nënë mbyt fëmijën e saj vetëm nga frika që nuk ka mundësi ta ushqejë. Kjo është një varfëri e madhe dhe çdo komb a shtet a shoqëri që pranon diçka të tillë, janë më të varfrit ndër të varfër.

Virgjiniteti është gjëja më e mirë që mund t’i jepni njëri-tjetrit”, pati thënë në këtë ligjëratë para studentëve të Harvardit, vetë Nënë Tereza. Gazeta zyrtare e Universitetit të Harvardit nuk pati se si mos të prekë origjinën e Nënës Terezës, si dhe theksin e saj, që solli një anglishte goxha të formuar në ligjëratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?