Ura e Goricës një tjetër xhevahir i trashëgimisë kulturore

Ura e Goricës në Berat ka përfunduar së restauruari nga specialistët e kulturës dhe tashmë ajo i prezantohet qytetarëve të Beratit dhe turistëve të këtij qyteti si një monument i nxjerrë nga harresa e kohës.. Ka qenë një bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës  Shqipërisë dhe drejtorisë Kulturës në Berat, ,që është dhënë një investim prej 20 milion lekë ,të cilën I kanë kthyere një pamje tjetër urës Goricës. Me një rëndësi të madhe për kulturën shqiptare .pas punimeve për restaurimin e saj kjo urë delë nga balta disa metroshë dhe errësira ku ishte zhytur prej disa vjetësh Si pas specialistëve të cilët janë shprehur se Ura e famshme e Goricës ,është një tjetër xhevahir i trashëgimisë kulturore .

Ura e Goricës mbi lumin Osum është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, me disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme. Ajo ka nëntë harqe, prej guri, tetë këmbëza të ngulura thellë në ujë si dhe dy këmbëza të forta anësore në brigjet e lumit. Gjithashtu specialistët e kultures shprehen se ura ishte e shtruar me trarë të thatë dushku të prerë në Malin e Thatë të Goricës. Më vonë në vitin 1777 sundimtari turk Ahmed Kurd Pasha i shtoi urës disa qemere prej guri. Në vitin 1888 gjatë muajit dhjetor ura u dëmtua nga prurjet e lumit Osum, ndërsa në vitet 1914-1918 ajo u dëmtua përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Sot Ura paraqitet në gjendjen e pas riparimeve të Luftës së Parë. Ura ka gjatësi 127 metra dhe ngrihet mbi 7 qemere rrethore, midis të cilave janë çelur dritaret shkarkuese. Në mesjetë ura lidhte Beratin me Janinën, Gjirokastrën edhe Vlorën, me këtë të fundit nga Qafë-Sinja. Në qytet ura lidhte qendrën e qytetit me lagjen Goricë. Duke qenë një vepër monumentale dhe tërheqëse, Ura e Goricës ka tërhequr edhe vëmendjen e mjaft udhëtarëve dhe artistëve të njohur të shekujve të kaluar. Kjo ishte edhe arsyeja e investimit në këtë urë, për t’i rikthyer asaj vlerat e mëparshme, duke e bërë pjesë të monumenteve të kulturës të aksesueshme ndaj vizitorëve të shumtë të Beratit, qytetit të UNESCO-s.Kryeministri Rama duke folur për këtë investim kur ka vizituar punimet  tha se: “’Ndërkohë ne po punojmë hap pas hapi, për të vazhduar të nxjerrim në pah thesaret e këtij qyteti, duke filluar nga ura e famshme e Goricës, ku praktikisht po ribëjmë tërësisht kalldrëmin, po bëjmë një pastrim rrënjësor, po përgatisim gjithë strukturën për ta mbrojtur urën nga erozioni, duke liruar po ashtu linjat elektrike dhe ujësjellësin që është sipër saj dhe duke i montuar ashtu siç duhet, duke bërë ndriçimin e plotë të urës dhe sigurisht, duke përfituar edhe nga nxjerrja në pah edhe e një harku tjetër të urës, në mënyrë që ai thesar i Beratit të bëhet një pikë e fortë tërheqjeje për turistët dhe për vizitorët. E njëjta gjë për urën e Velabishtit, ku edhe aty po bëhet një investim i rëndësishëm.”

Dilaver Xhelili

 

SHKARKO APP