Ura e varur për këmbësorë, më e gjatë në botë (FOTO)
Ura e varur, për këmbësorë, më e gjatë në botë, është hapur në Portugali. Ura është e gjatë 516 metra dhe ndodhet në qytetin Arouca të Portugalisë, rreth një orë larg në jug të Portos.
Ajo ngrihet në 175 metra lartësi dhe për ta kaluar, përveç se 12 euro, duhen vetëm 10 minuta. Pamja që të ofrohet është spektakolare, por nuk është për personat me zemër të dobët. E dizajnuar nga studio portugeze Itecons, ura u ndërtua për 3 vite.
“Synimi është që të rigjallërohet interesi i njerëzve për të vizituar zonën”, tha në një deklaratë Bashkia e qytetit. “Këtu mirëpresim adhuruesit e veprave inxhinierike, ata që duan të kenë përvoja ekstreme dhe të dashuruarit pas natyrës”.