Urime Alketa! Gjithçka tjetër këtu është zili…

Nga Edmond Arizaj –

Alketa…

(U zilepsa pse ajo pati mundesine te ndiqte “persegjalli” Beninjin)

Sot me duket sikur cdo shqiptar ka qene te pakten nje here prezantues festivali. Nje pjese pastaj jane edhe mjeshtra te te folurit, te artikulimit, te gjestikulacionit, te sjelljes, te perafrimit me publikut, te transmetimit te mesazhit pozitiv. Pjesa qe mbetet, padyshim jane kritike, qe pasi kane mbaruar pune duke asgjesuar performancat e moderatoreve te festivaleve qe nga ai i 11-ti, kane vijuar me kritiken e forte edhe pertej Adriatikut. 

Pirdh o prift ne prill, pirdh. Ju keshilloj te thoni kater here shpejt kete fjali. Nese e thoni pa ngaterruar, atehere edhe mund te hidhni ndopak boje mbi prezantimin e Alketa Vejsiut ne Sanremo. Fliste shpejt. Por fliste italisht. Nuk ju ra ne sy?! Nuk u ngaterrua pothuajse asnjehere. As kjo nuk u ra ne sy, kur keni jave qe lexoni emocionet qe e kishin mberthyer per kete shkalle te karrieres se saj. Karrieres se saj. Jo te Shqiperise. As shqiptareve. Askujt prej nesh. 

Ishte atje vetem per vete. Ishte ne emrin e saj. Jo ne tonin. Nuk e zgjodhem te na perfaqesonte. Turpi a nderi (jo po te marrim dhe kanunin) ishte i saj. Zilia po, eshte e jona. Edhe une isha ziliqar dje per te. Isha per nje motiv qe nuk e lexova askund tek dhjetera e qindra komente qe munda te lexoj. 

D.m.th ose qe shume komentues nuk e kane pare fare Sanremon, ose e kane pare vetem me sy. Une isha ziliqar per mundesine qe pati Alketa te ndiqte “persegjalli” Roberto Beninjin, me “Kengen e kengeve”, ne ate parathenie brilante qe ngriu gjithe sallat e teatrit Ariston. 

Asnje kollitje per gati 20 e ca minuta. Vec te gjithe ishin ndaluar per te degjuar Beninjin, perjetimin e tij e me pas interpretimin. Ishte magji. Nga TV ishte magji, nuk di te them se si ishte “persegjalli”. Prandaj e pata zili Alketen. Por ndryshe nga ziliqaret e tjere, zgjedh te them per te vetem dy fjale: Urime Alketa…

SHKARKO APP