Ushtrimet e frymëmarrjes për relaksim: Me teknikën 4-7-8 zbutni stresin dhe tendosjen

Në momentet e frikës dhe sulmit të panikut, më parë, më shpesh harrojmë të marrim frymë, gjë që na vështirëson situatën

Dr. Andrew Weil nga Qendra e Mjekësisë Integruese në Arizonë, rekomandon që çdo ditë të bëjmë ushtrimet e frymëmarrjes për relaksim.

Këshillat e tij janë të ashtuquajturat “ushtrime “4-7-8”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo teknikë ju ndihmon të shkëputeni nga mendimet e përditshme që mund t’ju prishin disponimin dhe gjumin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedura është kjo:

– Uluni në krevat, në të ashtuquajturin ulje turke, drejtoni shpinën, majën e gjuhës mbështeteni në qiellzë, mbyllni gojën dhe merrni frymë nëpërmjet hundës duke numëruar deri në katër – shpjegon Weil.

– Mbani frymën shtatë sekonda dhe nxirrni frymën nëpërmjet gojës duke numëruar deri në tetë.

Përsëriteni këtë katër herë.

Porosia është që këto ushtrime t’i bëni çdo mbrëmje para se të flini gjumë, sepse kështu më së miri do të arrini që të relaksoheni.

4-7-8 Breath

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?