Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vaj ulliri me uthull molle, kombinimi ideal për shëndetin

Magazinë E diel, 4 Korrik 2021 09:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi i vajit të mirë të ullirit dhe uthullës së mollës ofron më shumë përfitime shëndetësore për ata me diabet ose paradiabet, vërejnë disa studime të rëndësishme shkencore. Hulumtimi thelbësor provon se vaj ekstra i virgjër i ullirit, një element kryesor i ushqimit mesdhetar, është i shkëlqyer për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Është kombinimi i mësipërm është veçanërisht i mirë për shëndetin e zemrës, një konsideratë kyçe për cilindo me paradiabet ose diabet.

Fakte shkencore të vlefshme

Një studim spanjoll analizoi konsumin e kombinimit dhe vdekshmërinë në më shumë se 40,000 njerëz për 13 vite. Studimi zbuloi se rreziku i përgjithshëm i vdekjes ishte 26 për qind më i ulët dhe rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës ishte 46 për qind më e ulët, mes atyre që konsumonin më shumë vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë. Rezultatet ishin të qarta. Për ata që hanë një ushqim tipik ditor 2,000 kalori, vdekshmëria e përgjithshme ra me 7 për qind. Vdekshmëria e sëmundjeve të zemrës ra me 13 për qind, për çdo 10 gram vaj ulliri ekstra të virgjër që konsumuan njerëzit e përfshirë në studim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy studime të tjera sugjerojnë se uthulla e mollës dhe vaji i mirë i ullirit ofrojnë edhe përfitime të tjera. Studiuesit u përqëndruan në ushqime të dashura për cilindo konsumator, buka dhe patatet. Për shkak se të dyja ushqimet janë të larta në karbohidrate, ato përthithen shpejt dhe po shpejt ngrenë sheqerin në gjak. Kjo nuk është gjë e mirë kur je paradiabetik ose diabetik dhe përpiqesh të mbash glukozën nën kontroll.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Studimi i parë u serviri vullnetarëve ushqime të thjeshta në ditë të ndryshme pas mosngrënies gjithë natën. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri, me dhe pa bukë. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri dhe uthull molle, me dhe pa bukë. Nivelet e tyre të sheqerit në gjak u matën para dhe 95 minuta pas çdo vakti. Kur pjesëmarrësit hëngrën bukë me sallatë jeshile, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle, sheqeri i tyre në gjak u rrit mesatarisht 34 për qind më pak se kur hëngrën vetëm bukën, rezultoi studimi.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Patate të freskëta të ziera

Patate të ruajtura në ftohtë (të ziera, pastaj të ftohura për një ditë). Patate të ruajtura në të ftohtë, të marinuara me vaj ulliri dhe uthull molle. Studiuesit matën nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës disa herë në dy orë pas çdo vakti. Ata që hëngrën patate të ftohta me vaj ulliri dhe uthull kishin një përgjigje më të ulët prej 43 për qind të sheqerit në gjak. Gjithashtu patën një përgjigje më të ulët të insulinës prej 31 për qind se ata që hëngrën patate të freskëta. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar rezultatet e këtyre studimeve. Ajo që këshillon AgroWeb.org është kjo. Shtoni një sallatë me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle për shkak të potencialit të tyre për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak.

Cilat janë masat e duhura të kombinimit?

Kombinoni nje raport me një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një lugë çaji me uthull molle për të marrë masën e duhur. Përdoreni gjatë çdo vakti dhe do t’i bëni një shërbim të mirë organizmit tuaj./AgroWeb

Etiketat e lidhura

uthull mollevaj ulliri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 3 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.