Vajza e Elvis Presley shkatërron pasurinë 100 milionë dollarëshe

Lisa Marie Pesley, vajza e vetme e këngëtarit legjendar Elvis Presley ka thënë se po përballet me vështirësi financiare dhe ka ngritur një padi për pasurinë 100 milionë dollarësh duke e akuzuar ish-menaxherin për neglizhencë të vëmendjes ndaj parave të saj.

Ish-menaxheri i është kthyer padisë së 50-vjecares duke e akuzuar për jetesën luksoze si dhe për faturat e papaguara, vlera e të cilave arrin në 800 mijë dollarë.

Sipas Gjykatës, Presley ka mbetur me një pasuri vetëm prej 16 milionë dollarësh. Dihet se ajo ka qenë e martuar 4 herë.

Ajo ishte vetëm 9 vjece kur këngëtari Elvis vdiq në vitin 1977 duke i lënë asaj të gjithë pasurinë që u menaxhuar nga Barry Sieger deri në vitin 1993.

SHKARKO APP