Vajza mos i kurseni komplimentat! Ja çfarë duan të dëgjojnë djemtë prej jush

Nëse mendoni se komplimentat duhet të jenë vetëm në një drejtim, nga djemtë tek vajzat gaboheni.

Është mirë ndonjëherë që edhe rrjedha e fjalëve të bukura të ndryshojë dhe të jenë djemtë ata që marrin komplimenta apo shprehje të këndshme.

Më poshtë do të shihni disa prej komplimentave që atyre u pëlqen ti dëgjojnë prej jush:

Shpesh herë djemtë i kushtojnë më shumë kohë veshjes sesa vajzat prandaj bëni mirë t’u thoni nja 2-3 fjalë të bukura për stilin apo kombinimin

Partneri apo djali që keni qejf ka një trup seksi? Është i gjatë? Me muskuj? Thuajini!

Nëse një djalë ju bën të ndiheni mirë apo të sigurtë me të, thuajini, ndoshta edhe publikisht. Gjëja më e mirë që një partner mund t’i japë asaj që ka në krah është siguria.

Ka ndonjë gjë më seksi sesa partner që mban një aromë që ju çmend? Kombinimi i parfumeve, deodorantëve apo kolonjave më të mira meritojnë një kompliment.

Nuk ka gjë më të mirë se të komplimentosh dikë për mendjen apo për mënyrën e të menduarit. Prandaj, kur vjen puna tek njeriu që pëlqen, vijuani gjithmonë në dukje.

SHKARKO APP