Vaksina e gripit, një armë indirekte përballë Covid-19

Një fushatë e vaksinimit sezonal të gripit do të fillojë në tetor për të parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetësor.

Vaksina gjithashtu mund të zvogëlojë ashpërsinë e SARS-CoV-2.

Si e dallojmë gripin nga një infeksion SARS-CoV-2?

Ethet, dhimbjet e trupit, lodhja, kolla… shumë simptoma janë të njëjta.

Frika është të shohim koronavirusin, virusin e gripit dhe viruset e tjerë të dimrit që qarkullojnë njëkohësisht, “në rrezikun e mbingarkesës së sistemeve shëndetësore, tashmë të prekur keq nga epidemia Covid”, nënvizon Daniel Floret, nënkryetar i komitetit teknik për vaksinimet e Autoritetit të Lartë për Shëndetësinë (HAS).

Gjithnjë e më shumë, zëra të ndryshëm po bëjnë thirrje për inkurajimin e vaksinimit kundër gripit sezonal, këtë vit edhe më shumë se zakonisht. Fushata do të fillojë në mes të tetorit.

Në Francë, 2 deri në 8 milion njerëz preken çdo dimër nga kjo sëmundje, e cila ka vrarë 8,000 deri 14,000 njerëz në vit gjatë tre sezoneve të fundit.

Gjatë epidemisë 2018-2019, që konsiderohet të jetë me intensitet “të moderuar”, u regjistruan jo më pak se 65,600 vizita në urgjencë, më shumë se 10,700 njerëz u shtruan në spital për sindromën e gripit dhe më shumë se 1,890 raste serioze ishin pranuar në kujdes intensiv, sipas Shëndetit Publik Francë (SPF).

“Sfida është të vaksinohen ata që mund të zhvillojnë komplikime në mënyrë që të mos rëndojnë në spitale kur të nevojiten shtretër,” përmbledh mjekun e përgjithshëm Serge Gilberg.

SHKARKO APP