​Vaksinimi i grave shtatzëna, mjekët amerikanë: Vaksina e COVID-19, e dobishme për foshnjën

Gratë shtatzëna duhet të kenë një kujdes të veçantë për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi të dhënat mbi vdekjet prej këtij virusi tregojnë se disa gra kanë humbur jetën gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes së fëmijës. Një formë e mbrojtjes kundër virusit është edhe vaksinimi, i cili duket se ndikon pozitivisht në disa aspekte.

Sipas disa mjekëve amerikanë vaksinat kundër COVID -19 janë të sigurta për gratë shtatzëna e madje sjellin përfitime dhe sigurojnë imunitet edhe për foshnjat. Vaksinat kundër COVID-19 nuk janë testuar në këtë kategori duke shkaktuar hezitim në shumë prej nënave të reja.

Mjekët që mbështesin këtë ide shprehen se vaksinat kundër COVID-19 janë të ngjashme me vaksinat e tjera. Në SHBA gratë shtatzëna kanë të drejtë të marrin vaksinën kundër COVID-19 në rreth 40 shtete dhe sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe më shumë se 60 mijë prej tyre janë gati të vaksinohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Theksojmë se nëse gratë shtatzëna infektohen, komplikacionet e COVID-19 mund të jenë të rrezikshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?