“Valsi i lumturisë”, shkrimtari Ylljet Aliçka boton librin në Itali

Shkrimtari Ylljet Aliçka, autor i disa librave të suksesshëm të botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme të botës ka botuar në italisht romanin ‘’Valsi i Lumturisë’’. Në Itali libri vjen me titullin ‘’IL Sogno italiano’’ i botuar nga shtëpia botuese ‘’Rubbettin’’. Ngjarja e romanit “Valsi i Lumturisë” fokuson marrëdhëniet historike e diplomatike të Shqipërisë me shtetin fqinj dhe gjatë procesit të krijimtarisë hyn në rrjedhat e një analize shumë komplekse sociale dhe filozofike.

Shkrimtari Ylljet Aliçkaj më herët është shprehur se titulli i romanit është marrë nga një këngë e këngëtarit të shquar italian Fabricio de Andre.

Romani është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë dhe persona realë, por në roman i takon artistikisht vetëm si personazhe. Në dhjetor të 1985-s, gjashtë anëtarët e familjes Popa hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në ambasadën italiane dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest në atë kohë. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ky libër është fitues i çmimit kombëtar të letërsisë dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2013 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në çmimin ‘’Ballkanika 2014’’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?