Vanessa, gruaja e parë me ngjyrë që u kurorëzua Miss Amerika

Vanessa Williams është bërë më 17 shtator 1983, në moshën 20-vjeçare, gruaja e parë me ngjyrë që u kurorëzua Miss Amerika.

Ky ishte një moment historik dhe u luftua shumë dekada që kjo gjë të realizohej. Pjesmarrja e femrave minoritare nuk u lejua të merrte pjesë në konkurs deri në vitet 1950.

Williams u detyrua që të japë dorëheqjen si Miss Amerika në 1984 pasi revista Penthouse publikoi disa foto nudo të saj. Por ky skandal nuk e pengoi karrierën e saj. Si këngëtare ajo u nominua për 11 çmime Grammy.

Në televizon u shfaq në “Ugly Betty”, një rol për të cilin u nominua 3 herë për çmimin Emmy. Në vitin 2005 u kthye në skenën e Miss Amerikës ku shefi ekzekutiv i konkursit i kërkoi ndjesë asaj për çdo gjë që u tha duke u shprehur se ajo është dhe do të jetë gjithmnë Miss Amerika.”

SHKARKO APP