Vangjel Kozma revoltohet me Mehdi Malkajn: Teatri, një barakë që duhet shembur

Sot, në ambientet e Teatrit Kombëtar aktorët që protestojnë kundër prishjes së godinës ndoqën artistin Mehdi Malkaj në interpretimin e pjesës “Marr guximin”, të shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Vangjel Kozma. Ky i fundit, pasi është vënë në dijeni, iu drejtuar redaksisë sonë dhe na tha se ndihej i revoltuar dhe i fyer që pjesa e tij po përdorej në një aktivitet politik që nuk ka lidhje me të.
Unë, -tha Vangjel Kozma, – i bëra një mesazh Malkjes, të cilin ju lutem ta botoni dhe ju”.
Mesazhi:
“Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.
Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.
Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!
Ai ka komentuar edhe debatin në lidhje me shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar.
Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtare duhet shembur bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” shprehet Kozma në prononcimin për gazetën TemA.

Monodrama “Marr guximin”, Mehdi Malkaj në skenën e Teatrit Kombëtar (LIVE)

SHKARKO APP