Vdes gorilla e famshme që fliste me njerëzit

Gorilla Koko, e cila komunikonte me njerëzit me gjuhën e shenjave ka vdekur në Kaliforni në moshën 46-vjeçare. Instruktorët i mësuan një version të gjuhës amerikane të shenjave të duarve, të cilën e përdorte për të përcjellë mendimet dhe ndjenjat e saj.

Aftësitë e gorillës, që kuptonte njerëzit kur flisnin anglisht u dokumentuan nga psikologu i kafshëve, Francine Paterson.

Ajo adoptoi dhe i vuri emra disa kafshëve, duke përfshirë një kotele që e quajti All Ball. “Gorilla Koko, e njohur për aftësitë e jashtëzakonshme të gjuhës së shenjave dhe si ambasadore e specieve të rrezikuara vdiq mëngjesin e së mëkurës në gjumë”, thuhej në një njoftim për shtyp nga Gorilla Foundation.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?