Vdes në moshën 90 vjeçare Barbara, gruaja e katërt e Frank Sinatrës
Barbara Sinatra, gruaja e katërt e Frank Sinatra vdiq në moshën 90 vjeçare, për shkaqe natyrale e rrethuar nga familjarët dhe miqtë në vilën e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni. E martuar me këngëtarin deri në vdekjen e tij në 1998, për të dy ishte martesa më gjatë (22 vite) Barbara kujtohet edhe për betejat e saj kundër abuzimeve fizike dhe psikologjike tek fëmijët. E lindur Barbara Blakeley në Bosworth, në Missouri, e veja e Sinatrës kishte filluar që e re karrierën si modele per tu bërë më pas showgirl në Las Vegas. U martua me Frank në 1976, pasi ishte martuar dy herë të tjera me Robert Oliver e Zeppo Marx. Barbara ka luftuar shumë për fenomenin e abuzimeve mbi të miturit dhe në 1986 bashkë me Frank krijoi “Barbara Sinatra Children’s Center” në Rancho Mirage, në të cilën janë pritur dhe kuruar rreth 20 mijë fëmijë.