Veliaj: Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi
Magazinë E Hënë, 19 Prill 2021 21:45
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, historiani dhe akademiku i njohur, të cilit pak kohë më parë i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.