Veliaj, u dorëzon “Çelësin e Qytetit” anëtarëve të grupit “Gjurmët”

 

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në zyrën e tij anëtarët e grupit “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e qytetit”. Grupi i njohur kosovar ndodhet ne Tiranë për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e ditës së nesërme ku do të perfomojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë . Në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryebashkiaku Veliaj u ka dorëzuar katër anëtarëve të grupit simbolin e “Çelësit të qytetit”. 

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë koncertesh që do të kulmojnë më 31 dhjetor, ku janë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Krahas koncertit muzikor, stafi i bashkisë ka menduar edhe për një spektakël fishekzjarresh për ta bërë më të bukur pritjen e Vitit të Ri.

 

SHKARKO APP