Vendet ballkanike në festivalin e filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec

Ka dy ditë që në qytetin e Pogradecit  ka nisur Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë, ku marrin pjesë prodhimet filmike më të mira nga vendi dhe trevat e Ballkanit.

Ky aktivitet artistik përkon me kulmin e sezonit turistik  në këtë qytet.

Ky shërben si një promovim jo vetëm për artin e kinemasë por dhe për turizmin në brigjet e Ohrit.  Pushues të shumtë nga vendi dhe bota kanë mbushur brigjet e liqenit dhe hotelerinë e qytetit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit dhe Kulinarisë, që po  zhvillohet  në qytetin e Pogradecit dhe do të vazhdojë deri në datën 5 Gusht.

Në këtë aktivitet përveç personazheve të shquara të artit, teatrit dhe kinematografisë,  ishin prezent dhe pog1përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare dhe shoqatës së Shefave të Kuzhinës, të cilët së bashku me AKT-në shpërndanë disa çertifikata mirënjohje për restorant Boboshticën, Restorant Rushi Pogradec, Shoqata e Vererave Familjare Shehi, Kantina Sallaku etj..

pog1

AKT ishte prezent në këtë aktivitet me materiale promovuese  dhe materiale informative për zona të ndryshme  turistike që u shpërndanë për të gjithë pjesëmarrësit.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit  Ardit Çollaku, në fund të fjalës së tij përshëndetëse, dhuroi në mënyrë simbolike edhe disa albume fotografike me pamje nga zonat më të bukura  shqiptare për disa nga aktorët dhe regjizorët e famshëm shqiptar si Roza Anagnosti, Bujar Kapexhiu, Tinka Kurti, Mirush Kabashi etj.

 

SHKARKO APP