Vepra e kompozitores kosovare, premierë në skenën holandeze

Një festival holandez, për çdo vit thërret kompozitorët që të realizojnë vepra për ansamblin “Oerknal”, i njohur për atë se interpreton vetëm muzikë bashkëkohore.

Sivjet, në mesin e konkurrentëve, janë përzgjedhur vepra të gjashtë kompozitorëve, të cilëve do t’u interpretohen veprat e në mesin e tyre është edhe vepra e re e kompozitores kosovare Dafina Zeqiri-Nushi, shkruan Koha Ditore.

E titulluar “ARTiculACY”, vepra e saj është kompozuar enkas për këtë festival dhe do të interpretohet premierë para audiencës holandeze më 4 shtator, në “Muziekweek Gaudeamus Academy” në kuadër të festivalit “Gaudemus Muziekweek”, ndër më të njohurit që paraqet muzikën bashkëkohore dhe promovon muzikë të re dhe muzikantë të rinj. Historia e tij daton qysh prej vitit 1945, kur mbahej në fshatin Bilthoven për t’u zhvendosur më 1983 në Amsterdam. Edicioni i sivjetmë mbahet prej 7 deri më 11 shtator….

SHKARKO APP