Versioni i ri i këngës së Ramës: Tirona e zdromsave dhe vrasjeve në mes të ditës

Ish-kryebashkiaku i Natës, Briken Fjezullahu ka publikuar një version të ri të këngës së kënduar nga Edi Rama dhe grupi West Side Family. Fjezullau sjell një realitet të përmbysur të Tiranës që ka ndërtuar Edi Rama në këto vite.

Nga Briken Fejzullai

Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës
E zdromsave, rob*imave, e vrasjeve n’mes t’ditës.
Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit
E smogut, betonit, trafikut dhe e stresit.

Ku ta morin n’gojë, dersa t’morin votën.
Ku shembin Teatrin, si bq notën.
Aty ku dielli lind, me ftyrën nga Veriu
Ku po të kapi shteti, zene se të q*u.
Aty ku po bo pare, qen ene bir qeni
Ku klyshi kurvës shitet, si nga Ali Demi!

Ku intelektuali s’flet, se ashtu është “muhabeti”
Ku jo çdo artist është, artist prej vërteti.
Kjo është Tirona ime, por është edhe e jotja
Ndaj thuaji dy fjalë, mor të hongërt mortja!

Ref:
Tirona, me hallet tona
Ku qepët, s’i shet mo nona
Polici, e tërheq zvarrë
Se ka marketi, gjith’ ato gjona!

Tirona, në zemrat tona
Urren, orët e vona
Përpiqet, të bëjë si cool
por sot, jo, nuk është “nona”!

Zhurmë – zhurmë, shumë zhurmë, sa zhurmë…

Ps. Landi Hysi Armir Shahini, ju kërkoj ndjesë që ju përdora këngën… por jam i bindur, që si ju ashtu edhe dr Flori (i ndrittë shpirti), do e kishit aprovuar.

SHKARKO APP