VIDEO/Kur Nexhmije Hoxha u lirua nga burgu

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha ndërroi jetë sot në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e saj në Laprakë.

Ndërkaq ne sjellim në vëmendje një video të rrallë të janarit 1997, kur Nexhmija doli nga burgu. Video e “Associated Press”, tregon teksa Nexhmijen e pret te dera nusja e djalit të saj, Liljana Hoxha.

Në janar të vitit 1992, Nexhmija u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vite burg, por bëri vetëm 5 vjet, pasi përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal. Nexhmija vuajti dënimin për atë që njihet si gjyqi i ‘kafesë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pavarësisht burgut, Nexhmija duket në gjendje shumë të mirë në këtë video.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?