VIDEO/ “S’po del një burrë të na tundë”, Reshat Arbana: E vraftë Zoti atë që e preku lumin e Valbonës

Me 22 Nëntor 1959 ka filluar procesi mësimor në Gjimnazin Asim Vokshi  në Tropojë ndrsa sot u festua 60-vjetori i nisjes së misionit të tij.

Në këtë aktivitet morën pjesë Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi por edhe anëtarë të tjerë të njohur nga komuniteti, shtresa intelektuale etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Reshat Arbana ku iu dha Titulli “Nderi i Tropojës” nga Bashkia e këtij qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbana gjatë fjalës së tij ka falenderuar për nderimin që i kanë bërë, ndërsa ka dhënë edhe disa mesazhe prekëse për aktualitetin duke e konsideruar si kronikë të zezë që ka veshur shpirtin e zemrën e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vriten njerëzit si qen rrugësh, njerëz që vrapojnë pas parasë si të uritur, djali që vret babën, intelektuali që na ka veshur kostum klasi, por për fatin e keq nuk ia mbulon injorancën. Mbase ne artistët vuajmë më shumë por jam i sigurt se të gjithë vuajmë. Na takon të gëzojmë njëri-tjertrin, kemi një vend që na ka fal Zoti gjithçka, pasuritë e nëntokës, të mbitokës, ujin, detin, malet, por s’po na del një burrë me na shkund e të na tundë. Të dalin njerëz t’i thonë boll kësaj situate“Sa të kem frymë me ligjëru. E sa gjallë në jetë unë jam. Kurrë Shqypni s’kam më t’harru. Edhe në varr më t’përmend kam””, tha Arbana duke recituar vargjet e At Gjergj Fishtës.

Arbana ka dhënë edhe mesazhe për Lumin e Valbonës ku tha se po shkatërrohet nga mendjet e njerëzve.

“Më vjen keq ashtu si edhe ju, që kjo Valbonë e bukur për fatin e keq tonin e për mendjen e sëmurë të njerëzve po pengohet rrjedha e saj e po i prishet bukuria, gjynah prej Zotit. S’kemi çfarë themi, por e vraftë Zoti atë që i ka vënë firmën për me e bërë Valbonën në këtë situatë”, tha aktori i madh teksa ka vijuar të recitojë një vjershë të shkruar pikërisht për shkatërrimin e këtij lumi.

Reshat Arbana reciton disa vargje per Hecet ne Valbone: Si s'po del nje burre me na tunde

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?