Vijon misteri i panterës, prej një viti “bredh” në Pulia

Nuk shterojnë dëshmitë për panterën e zezë në rajonin e Puliës, në Itali. Një tjetër video amatoriale e këtyre orëve tregon felinin me ngjyrën e tij karakteristike, në një zonë rurale të atij rajoni, pikërisht në rrethinat e Lecces.

Misteri ka filluar në vitin e kaluar, aty ku felini i madh u pa të kalonte një mur në San Severo. Nga ai moment janë me dhjetëra dëshmitë, shpesh herë me shumë kilometra distancë, si në Ostuni dhe tashmë në rrethinat e Barit, në zona shumë pak të banuara dhe me ullishte dhe pemë të tjera ku pantera mund të kacavirret dhe të gjuaj shpendët që ndodhen aty.

Shume prej dëshmive u vërtetuan false, por ekzistenca e panterës nuk vihet m ene diskutim, e verifikuar nga gjurmët dhe mbetjet e tij organike.

SHKARKO APP