Vitamina D zvogëlon me 54% rrezikun e infektimit nga Covid-19
Covid-19 vijon ende të infektojë me miliona njerëz dhe vret çdo ditë me mijëra të tjerë. Një studim ka zbuluar se pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak të ngjarë të preken nga Covid-19 dhe ka më pak të ngjarë të vdesin prej tij.
Ky studim është publikuar nga Dr.Michael Holick, një ekspert i vitaminës D në SHBA, ku ka deklaruar se zbuloi se nivelet e mira të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 me 54%.
Çdo pacient mbi 40 vjeç që kishte nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin më shumë se 51% më pak të ngjarë të vdisnin sesa pacientët që kishin mungesë të saj. Më tej Holick shtoi se vitamina mund të ndihmojë gjithashtu kundër viruseve të tjera që prekin traktin e sipërm respirator.