Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 12:26 “Dukej sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”, ish-futbollisti kritikon ashpër Dumfries Humbja e rëndë 5-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve ka shkaktuar reagime të shumta në Holandë, ku kritikat ndaj futbollistëve të përfaqësueses nuk…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viti 1913, Rrëfimi i Dukës së Montpensier: Ja pse e mora Ismail Qemalin në Vlorë dhe e dërgova në Brindisi

Magazinë E shtunë, 18 Prill 2020 13:13
Viti 1913,  Rrëfimi i Dukës së Montpensier: Ja pse e mora Ismail Qemalin në Vlorë dhe e dërgova në Brindisi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2019

“Excelsior” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me rrëfimin e Dukës së Montpensier-it mbi udhëtimin e tij në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Drejt Shqipërisë

Shënimet e Dukës Montpensier

28 mars.

Pasi u larguam nga Korfuzi në orën 11 të mëngjesit, mbërritëm në orën 5 të mbrëmjes, ku në pamje shihej kepi i Linguetta-s, të cilin e parakalojmë, dhe ja ku gjendemi përpara gjirit të Vlorës. Çfarë do të gjejmë pas këtyre maleve që ende fshehin qëllimin e udhëtimit tonë ? Mekongu (anija e dukës) ngadalësoi pak dhe hyri në kalim. Së shpejti, gjiri duket i tëri : është bosh. Pra, ndërkohë që ndalemi para një pike të bregdetit të quajtur Pasha-Liman, “motoskafi” ynë niset drejt Vlorës, duke shpjerë në breg mjekun dhe komandantin e Mekongut, të cilët, sipas rregullit, do të hyjnë në kontakt me autoritetet detare dhe sanitare. Dy shqiptarë, Gogiaman dhe Caccarigi, i shoqërojnë ata. Në duart e kujt do ta gjejnë qytetin ? Ende nuk e dimë.

Një orë më vonë, anija kthehet, duke sjellë disa shqiptarë të shquar, ndër të cilët Qazim Qemalin dhe Et’hem Qemalin, i biri i kreut të qeverisë së përkohshme, dhe Eqrem Vlorën (Eqrem Bej Vlora), nipin e vezirit të madh turk Ferid Pashës. Me ta erdhën gjithashtu drejtori i Bankës Austriake, një gazetar gjerman, z. Muller, i Neue Freie Press dhe mjeku ndërkombëtar, i cili është ende në detyrë edhe pse nuk paguhet (furnizohet) që prej një kohë të gjatë. Në të vërtetë, të gjithë janë shkëputur që prej pesë muajsh nga komunikimet me pjesën tjetër të botës. Flota greke erdhi shpesh pranë gjirit; madje, ajo gjuajti dy herë me top në qytet, por kurrë nuk u përpoq të zbarkonte, thjesht u mjaftua me vrojtimin e hyrjes në port.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Falë disa gazetave të vjetra të dhuruara peshkatarëve të bregut nga oficerët e anijeve greke, popullata ka një nocion shumë të vogël në lidhje me ngjarjet e jashtme.

Vizitorët tanë na sigurojnë se siguria është e përsosur në tokë. Të gjithë i binden Qeverisë së Përkohshme dhe udhëheqësit të saj, Ismail Qemalit. Qeveria e re ka organizuar një milici shqiptare që mban rendin; Ajo mbledh rregullisht taksat dhe, në veçanti, ka monopolin e shitjes së kripës. Por ushqimet janë të pakëta : sheqeri është me vlerë deri në 20 franga një kilogram; vetëm buka është ruajtur me çmim të arsyeshëm. Të gjitha mallrat e tjera arrijnë çmime fantastike (të larta); nafta kushton 50 franga bidoni. Pavarësisht vështirësive, gjendja sanitare e popullsisë është e shkëlqyeshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vizitorët tanë, ende të surprizuar nga ardhja e Mekongut në portin e tyre, i braktisur prej një kohë të gjatë, na pyesin pa ndërprerje për ngjarjet e luftës. Ndërsa nata ka rënë, ne i shoqërojmë ata për në Vlorë nëpërmjet Gogiamani-t dhe Ciccarigi-t, dy shoqëruesit tanë shqiptarë, të cilët, të gëzuar se u kthyen në atdheun e tyre, do të qëndrojnë këtë natë në tokë.

Mund t'ju interesojë

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Para 6 orësh
Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtet...

16 Nëntor 2026, 07:19
BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06

29 mars.

Në mëngjes, dy shqiptarët tanë kthehen për të na njoftuar vizitën e Ismail Qemalit, i cili hyn në bord rreth mesditës dhe drekon me ne. Ai është i shoqëruar nga ministrat e tij. Të gjithë dëshmojnë se organizimi i vendit është tashmë i fuqishëm dhe se shqiptarët janë plotësisht të vetëdijshëm për veten e tyre. Ata synojnë të zgjedhin vetë sovranin e tyre sapo të vihen kufijtë e territorit të tyre. Kështu, Ismail Qemali, i cili dëshiron të shkojë dhe të ballafaqohet me fuqitë në lidhje me kufijtë, na kërkon ta marrim me vete në Itali …

Në orën 4, zbresim në tokë, buzë një bregu të vogël, i cili ende mban gjurmët e njërës prej dy predhave të gjuajtura nga grekët në qytet. Në dalje, na presin dy karroca ! Unë nisem në të parën me princ Gjikën dhe Gogiaman-in; suita ime ndodhet në të dytën, ndërkohë që një grup i madh milicësh shqiptarë gjendet i armatosur. Ata janë rreth tetëqind, të armatosur në mënyrë të përkryer, të veshur me uniforma turke, ku qafat e tyre janë transformuar në ngjyrat shqiptare, dhe mbajnë mbi kokë qeleshet e Malsorëve. Turma, e përhapur gjatë rrugës sonë, ka mbushur rrugicat dhe madje mbulon edhe çatitë : ajo na mirëpret dhe brohorit : “Rnoft Scpupnia!” (Rroftë Shqipëria!)

Arrijmë te Ismail Qemali, i cili jeton në shtëpinë e Xhemil Vlorës, e transformuar në pallat qeveritar.

Të gjithë ministrat gjenden aty, të rrethuar nga shefat dhe senatorët që kanë ardhur në Vlorë nga të gjitha anët e Shqipërisë; Janë të pranishëm edhe imzot Cacciori (Kacorri), nunci apostolik i Durrësit, nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe Isa Boletini, udhëheqës i famshëm ushtarak shqiptar, para të cilit turqit u drodhën për pesë vjet, i cili tani komandon milicinë shqiptare.

Ne biseduam gjatë me ta…

Ne vizituam qytetin mbi kuaj, të shoqëruar nga dy djemtë e Ismail Qemalit.

Vlora, e cila dikur kishte 7.000 banorë, tani ka 35.000, falë fshatarëve të shumtë që u larguan nga fshatrat dhe shefat e tyre, delegatë ose luftëtarë që kanë zbritur nga malet. Shumë nga këta njerëz jetojnë në mjerim dhe vuajtje tepër të thellë, pavarësisht ndihmës së popullatës vendase; por të gjithë, pa dallim feje, luftojnë kundër mohimeve në emër të idesë shqiptare.

Në mbrëmje, ne kthehemi në Mekong, ku një i dërguar i Ismail Pashës vjen për të na paralajmëruar se Ismail Pashai është gati për tu nisur të nesërmen. Po këtë mbrëmje, konsullët e Austrisë dhe të Italisë vijnë dhe më takojnë në anije.

30 mars.

Imzot Cacciori (Kacorri) dhe prifti katolik i Vlorës kalojnë mëngjesin me ne dhe vizitojnë Mekongun. Të dy, si dhe të gjithë të njohurit dhe anëtarët e Qeverisë së Përkohshme, flasin një frengjishte të përsosur …

Ne pritëm për pesë orë anëtarët e qeverisë që do të merrnim për në Itali. Nata filloi të bjerë. Askush nuk po vinte. Ne ishim mjaft të shqetësuar, sepse ishte urgjente që të largoheshim nga gjiri i Vlorës. Më në fund, në orën dhjetë, një barkë solli Ismail Qemalin dhe dy djemtë e tij, Gurakuqin, ministrin e Arsimit, Isa Boletinin dhe dy djemtë e tij, senatorin Berati (Dhimitër Beratin), dhe një tregtar të njohur të zonës.

Gjatë një nate të errët, ne u larguam nga gjiri dhe kaluam para ishullit të Sazanit, në të cilin ende gjenden disa ushtarë grekë.

31 mars.

Në orën tetë të mëngjesit, pas një lundrimi të qetë, ne ankoruam në portin e Brindisit. E deklaruam Vlorën si portin e fundit të qëndrimit. Shërbimi shëndetësor konsultoi regjistrat e tij dhe na tregoi se Vlora ishte shpallur e rrezikshme. Që prej gjashtë muajsh, duke mos patur një mendim tjetër rreth kësaj gjendje, ne pritëm në anije një mjek dhe disa infermierë, të cilët nxitojnë me mirësi të na dorëzonin çertifikatat e nevojshme për zbarkimin e mysafirëve tanë …

1 prill.

Ne prekim sërish ujërat e Korfuzit, ku takojmë dy anijet luftarake angleze të dërguara në Tivar, Edward VII dhe Dartmouth-in. Në orën shtatë të mbrëmjes, kthehemi në gjirin e Vlorës. Ne drejtojmë dritën e prozhektorit tonë elektrik në kalim: dy anije siluruese gjenden përpara bregut.

Duka i Montpensier-it

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1913-rrefimi-i-dukes-se-montpensier-it-ne-ditarin-e-tij-ja-pse-e-mora-ismail-qemalin-ne-vlore-dhe-e-dergova-ne-brindisi-ja-kush-e-shoqeroi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Dukej sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”, ish-futbollisti kritikon ashpër Dumfries
Para 14 minutash

“Dukej sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”, ish-futbollisti kritikon ashpër Dumfries

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme
Para 36 minutash

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të moderimit përmbysen
Para 38 minutash

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të mod...

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti
Para 39 minutash

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 16 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 22 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 14 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 13 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.