Viti i Kadaresë në Biblotekën Kombëtare

Bibloteka Kombëtare organizon një varg aktivitetesh që synojnë të nxjerrin në pah raportin e privilegjuar që ka ndërtuar shkrimtari me kulturën shqiptare, e përmes saj edhe me atë botërore. Kjo marrëdhënie specifike, ze  fill qysh me botimet e hershme të Kadaresë dhe vijon gjithnjë e më intensive dhe komplekse edhe sot, përmes leximesh, interpretimesh, analizash e sidomos përvojash estetike të rralla që vepra e tij ua dhuron bujarisht lexuesve prej rreth 65-vjet krijimtarie letrare të pandërprerë. Pikërisht, për të rrokur disa nga pamjet më bashkëkohore të këtij rrugëtimi kulturor të pashembullt, Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me botën akademike dhe botues, zhvillon tri qasje të ndryshme, studimore, estetike e informative përmes: konferencës shkencore “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, ekspozitës “Qytetet e Kadaresë” dhe promovimeve të disa botimeve shkencore realizuar me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit.

Konferenca shkencore: Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi

me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro, Akademik  Rexhep Ismajlit,

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademike Floresha Dados, shkrimtarit Bashkim Shehu, Profesor Ardian Ndrecës, Prof. Persida Asllanit, Prof. As. Mark Marku etj. merr në shqyrtim mundësitë e reja të leximit dhe interpretimit të veprës kadareane. Nga romanet te poezia, nga dialogu te digresioni, nga shkrimi te teksti, nga fiksioni te eseja, nga botimet kritike te leximet subjektive, tipar i kësaj konferencë mbetet në thelb sfida e përhershme e leximit dhe interpretimit të letërsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspozita Qytetet e Kadaresë

synon të ndërtojë përmes titujve, pasazheve, librave  por edhe imazhesh simbolike një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar. Ky shkrim specifik zhvillohet falë një procesi  të përhershëm rikthimi e rishkrimi, kompleksiteti kujtese, ëndërrimi e invokimi, vëzhgimi dhe zbulese. Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në Kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe Qytet universal. Më tej ajo vijon me qytetet e tjera që kanë lënë mbresë jo vetëm në jetën e autorit por sidomos në krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj. Ato vijnë si qytete jo thjeshtë të përshkruara,  por themelore në subjektet e prozës  apo në fatet e personazheve të tyre, herë si qytete- kujtesë, herë si qytete-mungesë, herë si qytete-pushteti, herë si qytete-rinie, e herë si qytete-lirie.

Promovime  botimesh të realizuara me rastin e 80-vjetorin të shkrimtarit:

  • Studimi Kadare në gjuhët e botës, me autor Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, Onufri, 2015
  • Kadare: Bibliografi II: studime për të (1953–2010), nga Prof. As. Dr. Lili Sula dhe Dr. Jorina Kryeziu, Pegi, 2015
  • Përmbledhja me ese dhe studime Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi, përgatitur nga Prof. Ardian Ndreca, Onufri, 2016

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?