Viti i Ri, ja për sa ditë mund t’i konsumoni ushqimet që teprojnë

Mania për të përgatitur gjëra me bollëk natën e ndërrimit të viteve, është e pranishme në shumë prej familjeve tona. Krahas gjelit dhe sallatës ruse që janë kryefjala e mbrëmjes, s’mungojnë llojet e tjera të mishërave, sallatave dhe çdo gjëje tjetër që mund t’ju shkojë ndër mend kur mendoni për darkën e 31 dhjetorit. Dihet që një pjesë e mirë e tyre do të teprojë dhe sigurisht do konsumohet gjatë ditëve të para të janarit, por deri kur? Sa ditë pas festës mund të konsumojmë ushqimet që tepruan?

Proshuta

Kripa e ruan gjatë proshutën, kështu nëse do ta mbani në frigorifer do të mund ta konsumoni edhe në javët në vazhdim.

Mishi i derrit

Që të mund ta hani duhet ta fusni menjëherë në ngrirje dhe maksimumi ta konsumoni brenda 48 orëve. Mishi i gatuar duhet të ngrohet jo më shumë se një herë, përndryshe mund të nxisni një helmim të mundshëm.

Mishi i pulës

E njëjta gjë vlen për të, njësoj si ai i derrit. Mos e mbani më shumë se 48 orë në frigorifer dhe sigurohuni që pula të jetë pjekur mirë. Përndryshe pas 72 orëve do të ndjeni dhimbje trupi, diarre dhe rritje temperature.

Prodhime deti

Nëse janë të papjekura mos i mbani më shumë se 1 ditë, nëse po jo më gjatë se 48 orë.

Perime të pjekura

Perimet mund t’i konsumoni deri në 3 ditët e ardhsme, por vetëm po i futët në frigorifer ama. Nëse i keni harruar më shumë se 4 orë jashtë, flakini. Frutat, perimet dhe sigurisht bakllavaja nuk përbëjnë rrezik. Historia ka treguar që sidomos kjo e fundit nuk quhet për jetëgjatësi.

SHKARKO APP