Vizita e Papa Françeskut në Tiranë, Kumbaro: Datë e paharruar

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kujtoi dje 3-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministrja Kumbaro risolli në vëmendje vizitën e Papës në vendin tonë, përmes disa fotografive të realizuara ditën e vizitës së tij historike në Tiranë. Në mesazhin e saj, Kumbaro e cilëson 21 shtatorin 2014, një datë të paharruar, duke shtuar se ndjehet shumë e nderuar dhe me shumë fat.

“21 shtator 2014. Një datë e paharruar që më bën të ndjehehem përunjësisht shumë e nderuar dhe me shumë fat”, shkruan Kumbaro. Më 21 shtator 2014 Papa Françesku vizitoi Shqipërinë. Një nga arsyet e vizitës së Papës kishte të bënte me vlerësimin e traditës së shëndoshë shqiptare të harmonisë fetare, një traditë e përshkruar si një model për pjesën tjetër të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?