Vizita e Papa Françeskut nëTiranë, Kumbaro: Ditë e paharruar!
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka kujtuar sot 3-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.
Në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministrja Kumbaro ka risjellë në vëmendje vizitën e Papës në vendin tonë, përmes disa fotografive të realizuara ditën e 21 shtatorit 2014.
Në mesazhin e saj, Kumbaro e cilëson këtë një ditë të paharruar, duke shtuar se bën të ndjehet shumë e nderuar dhe me shumë fat.
“21 shtator 2014. Një datë e paharruar që më bën të ndjehehem përunjësisht shumë e nderuar dhe me shumë fat”, shkruan Kumbaro.