Vjen filmi i parë horror shqiptar

E vështirë të thuhet nëse regjisori australian Steven Kastrissios ka një marrëdhënie me hakmarrjen, por dy filmat kryesorë të jetës së tij shikojnë nëpërmjet saj. Pas “The Horseman”, që e shpërndau fillimisht nëpërmjet tregut amerikan, ai vjen në Shqipëri me të parin film horror shqiptar.

“Bloodlands” vjen në kinema që prej së premtes, nën inerpretimin e Gëzim Rudit, Ilire Vincas, Suela Bakos e të tjerë.

“The Horseman është i gjithi një film për hakmarrjen. Bloodlands nuk eksploron hakmarrjen në vetvete, pavarësisht se e përdor atë. Është një film rreth familjes dhe traditës”, thotë vetë regjisori Steven Kastrissios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ky film et për dhunën. Një vajzë mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Izolohet në mal edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Edhe më herët regjisori është shprehur rreth dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhuna është diçka që e marr seriozisht dhe e konsideroj, sepse nuk duhet të futësh ide të këqija në kokën e njerëzve. Ajo që bëj është që i trajtoj historitë me shumë përgjegjësi dhe rolin e dhunës në to”, vijon ai. Ky film i ka dhënë aktores Suela Bako, në rolin e Shpresës çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival”.

Përveç kësaj dhe origjinalitetit të filmit, regjisori ka një ftesë për publikun. “Produksioni i këtij filmi është i ndryshëm nga çdo film tjetër në Shqipëri. Postproduksionin e kemi bërë në Australi për dy vite dhe duhet t’i shohësh këta artistë të Shqipërisë në ekranin e madh të kinemasë. Me një aktrim për të cilin reagimi ka qenë se është puna me e mirë e tyre ndonjëherë”, thotë ai./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?