Vjen në jetë Nikol, Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë (FOTO)

Lajmin e bukur se ishte shtatzënë e dha kur ishte konkurronte në spektaklin “C’est la vie”. Por tani pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, pasi Erisa Xhixho ka sjellë sot në jetë një vajzë.

Erisa e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në “Instagram” duke postuar një foto të vogëlushes ku shihet dora e saj.

Nëpërmjet këtij postimi, politikania zbulon se i ka vendosur vajzës emrin e veçantë Nikol që do të thotë fitore.

“Ka lindur nje engjell me emrin Nikol qe erdhi ne shtepi per te festuar ditelindjen e vellait Henri…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti”, shkruan Erisa.

SHKARKO APP