Vjosa Osmanit, populli me 14 Shkurt 2021 ia dha mandatin e Presidentes së Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 duke u nisur nga rëndësia e tyre dhe nga rezultati ato tashmë kanë hyrë në histori si një referendum popullor, si ndëshkim i ashpër për politikën e vjetër PDK, LDK, AAK e NISMA, ku të tria, PDK+LDK+AAK kanë marrë më pak deputetë se sa VETËVENDOSJA dhe Vjosa.

Ky referendum popullor u dakordësua dhe aprovoi e miratoi edhe marrëveshjen Kurti-Osmani për Albin Kurtin Kryeministër dhe për Vjosa Osmanin Presidente.

Duke u nisur nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 rezulton se Vjosa Osmani si kandidate për deputete nga lista e VETËVENDOSJES doli personaliteti më i votuar në rang kombëtar në Kosovë, dhe nisur nga ky fakt prisja që ndonjë analisti politik në Kosovë t’i shkonte në mëndje që verdikti popullor në Kosovë de fakto ia ka dhënë mandatin si Presidente e Kosovës Znj. Vjosa Osmani, por këtë po e deklaroj unë Skënder Sadri Kapiti nisur nga fakti dhe rezultati.

Mandatin si Presidente e Kosovës Vjosës faktikisht ia kishte dhënë populli i Kosovës edhe me 6 Tetor 2019, por tani me Referendumin e 14 Shkurtit 2021 besimi dhe vota popullore ia beson asaj akoma edhe më shumë mandatin si Presidente, pavarësisht se këto ishin referendum parlamentar, por përderisa AAK-ja p.sh. më shumë bëri fushatë presidenciale se sa parlamentare, si dhe gjatë kësaj fushate dukej dhe propagandohej nga politikanët dhe nga partitë politike edhe posti i Presidentit të Kosovës, atëhere le të peshohet vota popullore që populli u dha individëve dhe rezulton se Znj. Osmani vetë ka marrë më shumë vota sa të gjithë kandidatët e PDK -së të marrë së bashku, po kështu Vjosa e vetme ka marrë dyfishin e votave të të gjithë deputetëve të LDK-së të marrë së bashku. E ndërsa AAK e cila ka propozuar Z. Haradinaj për President dhe që fushatë ajo bëri për Presidentin dhe jo për parlamentin, dhe rezultati, AAK, të gjithë deputetët AAK-së kanë marrë rreth 7.5 % të votave, pra me 7.5% të votave në rang kombëtar, dhe me këtë rezultat as që nuk bëhet fjalë se mund të bëhet President i Kosovës propozimi i AAK-se. Pra, de fakto verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 mandatin për President të Kosovës ia dha Znj. Vjosa Osmani, dhe këtë tashmë i mbetet për ta legjitimuar parlamenti, pasi legjitimitetit parlamentar i takon dhe duhet ta respektojë dhe ta njohë legjitimitetin e madh popullor të 14 Shkurtit 2021.

SHKARKO APP