Vlahutin: Një banesë 300-vjeçare, vlen më shumë se një grataçelë

Trashëgimia kulturore mblodhi sërish në Shkodër autoritetet për të diskutuar mbi nismën e radhës të ndërmarrë nga qeveria, partneritetin publik-privat.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin fillimisht përuruan pllakatën e përfundimit të punimeve të muzeut të fotografisë “Marubi”.

“Rijetëzimi i qendrave historike dhe ndikimi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-social mbetet prioritet i punës, – tha ministrja Kumbaro, – për të cilën ky partneritet është domosdoshmëri”.

 

“Le t’i tregojmë publikut sa pasuri ka vendi duke i mbrojtur dhe promovuar ato. Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Evropës dhe Shqipëria duhet të ndërgjegjësohet për pasurinë që ka. Një godinë 300 vjecare është shumë më me vlerë se një gratacelë. Në 7 vjet, BE ka dhënë 11 mln euro për qytete si Shkodra, Korça, Berati Gjirokastra e Kruja. Shkodra duhet të marrë shembull nga Dubrovniku, të rikthejë lidhjet dhe shkëmbimet që kanë pasur në të shkuarën”, tha nga ana e saj, Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë.

 

SHKARKO APP