Votuat “Fyherin”, ta gëzoni!

Nga Vladimir Lulaj –
Kam folur pa u lodhur, sikur të isha “krishti..” i përbuzur i Shqipërisë së bukur, ku Populli nuk është aspak Zot i fatit të vet.., por shërbëtor i pushtetit politik, të cilin e delegon dhe nuk kupton se e ka deleguar jo për t’u sunduar nga ky pushtet i deleguar.; por për të marrë shërbesë dhe bindje të përunjur prej tij.
O njerëz të “fjetur..”.., që nxituat për të votuar dhe bërë “fyhrer..” superligjor dhe jo llogaridhënës piktorin Edi Rama..; ndihem i obliguar për t’u thënë se duhet të reagoni, të kërkoni shtet juridik të sunduar nga Sovrani Ligj dhe jo pushtet politik me tagëra të pakufizuara, që sundohet nga “fyhreri..” delirant, egocentrist, narcist, jo llogaridhënës dhe pa ndërgjegje ligjore ediramë.
Nëse Shqipëria do vazhdojë me parti shtet..; atëhere meriton këtë sistem antidemokratik, ku i ashtuquajturi “Sovrani Popull..” nuk është SOVRANI VENDIMARRËS.., por shërbëtori i pushteteve të “përkohshëm..” politikë, që shndrrohen në sundimtarë të përjetshëm jo llogaridhënës dhe superligjorë.
Nëse pseudopolitikani Edi Rama, që nuk di se cfarë është pushteti i deleguar politik, do të zotërojë të gjitha pushtetet e pavarur shtetërorë, atëhere kush do t’a kontrollojë qeverisjen e tij antipopullore dhe superligjore..??!!.
Mos thoni do t’a “kontrollojë” Kuvendi i Shqipërisë, sepse ky “kuvend..” është cerdhja e partive politike, ku nuk ka asnjë deputet të Popullit. Pra pushteti i pavarur shtetëror legjislativ nuk ekziston, sepse de facto është “kukulla..” e despotit Rama..; i cili nuk do të pranojë, ose nuk kupton dot faktin e thjeshtë kategorik se Shqipëria ka nevojë për ndarje dhe funksionalitet të pavarur të tre pushteteve shtetërorë.
Nëse e duam Republikën dhe Sovranitetin vendimarrës të Popullit.., nuk duhet të lejojmë dhe as të mbështesim krijimin e “fyhrerit..”.., që sundon shtetin e munguar juridik.

SHKARKO APP