Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara pas mesditës.

Megjithatë, nuk do të mungojnë periudhat me kthjellime të herëpashershme, veçanërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut pritet të nisin në orët e mesditës, fillimisht në zonat lindore të vendit, me intensitet të ulët. Më pas, reshjet do të përhapen gradualisht në thuajse të gjithë territorin, duke ruajtur intensitetin e ulët, por lokalisht nuk përjashtohen edhe shtrëngatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zona të caktuara, veçanërisht në lugina dhe përgjatë bregdetit në veri, era mund të arrijë herë pas here deri në 16 m/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket gjendjes në det, pritet një valëzim me forcë 2 deri në 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?