Vritet me armë zjarri këngëtarja e njohur

Një këngëtare e njohur në Turqi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një klub nate.

Hacer Tülü, 40 vjeç, një nga muzikantet më popullore në Turqi, këngët e së cilës në YouTube kanë më shumë se 4 milionë shikime, u vra në klubin e natës “Medusa”.

Sipas mirror.co.uk një person i armatosur ka hapur zjarr në lokal, duke lënë të vdekur këngëtaren dhe pronarin e klubit të natës. Në lokal ka patur edhe shumë turistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?