Vula e Faik Konicës vjen në Shqipëri

Është e njohur tashmë publikisht se viti 2016 është shpallur VITI FAIK KONICA, nga Federata PanShqiptare “VATRA”, Federata e hershme historike e Diasporës Shqiptare dhe veçanërisht e vëllezërve tanë, shqiptarëve të Amerikës, e themeluar nga binomi Noli-Konica.

Në këtë kuadër, Katedralja “Shën Gjergji” e Bostonit, e njohur ndryshe edhe si “Kisha autoqefale e Nolit”, i bëri Shqipërisë një dhuratë të bukur duke i dorëzuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, shtampën “EX LIBRIS F.K.”, të quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës”.

Ky gjest i lartë i vëllezërve tanë shqiptaro-amerikanë ndaj Atdheut është një ngjarje madhore, një riatdhesim i dytë që i bëhet Rilindësit të shquar dhe gjeniut shqiptar Faik Konica, është një vlerësim i ri për emrin dhe veprën e tij të pavdekshme patriotike.

SHKARKO APP