Warren Buffet: Nëse investoni në këtë mënyrë, nuk do të humbisni kurrë

Kur CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffet merr vendime për investime, ai fokusohet vetëm në një gjë: faktet.

“Duhet të jeni në gjendje të bëni lëvizjen tuaj pavarësisht rrethanave në të cilat ndodheni”, u tha Buffet asksionerëve në vitin 2006.

Mendimet dhe emocionet tuaja nuk kanë gjasa t’ju ndihmojnë. “Të qenit të lëkundur nuk është virtyt i veçantë dhe nuk ju sjell asnjë dobi veçantë në ndryshim nga të qenit një ndjekës i trendit”, thotë Buffett.

Në vend të kësaj, “Oracle i Omaha” sugjeron të marrë një qasje pragmatike për vendimet e investimeve. Së pari, mblidhni të gjitha faktet tuaja.

Tjetra, mësoni si t’i shpërndani ato për të gjetur informacionin përkatës që ju nevojitet për të marrë vendimin tuaj.

Për Buffett, kjo do të thotë të shikosh copat që janë “të rëndësishme dhe të ditur”.
Përqendrohuni tek variablat që keni në dispozicionin tuaj.

Sapo të keni ngushtuar informacionin tuaj, “atëherë vendosni nëse keni informacione me vlerë të mjaftueshme që do t’ju bëjë të veproni”, sqaron Buffett.

Nëse vendosni të investoni në diçka, duhet të bazoni në hulumtimin tuaj, jo në reagimin tuaj ndaj asaj që njerëzit e tjerë po bëjnë dhe thonë. Siç e thotë Buffett, “ajo që bëjnë të tjerët nuk do të thotë asgjë.”

Kjo është arsyeja pse Buffett rekomandon që të bëni detyrat e shtëpisë tuaj paraprakisht dhe të investoni në kompani të forta që do të zgjasin, në vend që të përpiqeni të arrini në treg ose të reagoni ndaj anktheve tuaja. Përqendrohuni në fakte, dhe jo në mënyrën se si ndiheni.

SHKARKO APP