WhatsApp, mesazhet që fshihen vetë
Nga muaji i ardhshëm, mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një “chat” të caktuar. Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook tha se kjo e re për aplikacionin vjen për ta bërë bashkëbisedimin “më privat”.
Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”.
Kompania konfirmoi se e reja mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë “admin”-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.
“Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”, tha një zëdhënës i Whatsapp.