Yjet dhurojnë të holla për të prekurit nga uragani “Harvey”

Yjet po vazhdojnë të dhurojnë të holla për personat e prekur nga uragani Harvey në Texas. Gjatë një episode të emisionit të saj, Ellen DeGeneres, e cila do të transmetohet më 7 shtator, prezantuesja e njohur amerikane, e cila tashmë ka dhuruar 50 mijë dollarë për organizatat që i dalin në ndihmë banorëve të Teksasit, i dhuroi edhe 1 milion dollarë ekstra në emër të kompanisë Walmart. Të hollat iu dhuruan yllit të futbollit Amerikan, J.J. Watt dhe fondacionit të tij, i cili i del në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey. Watt, deri më tani i ka mbledhur 9 milion dollarë. Ai e falenderoi nga zemra Ellen-in për ndihmën që po i jep shtetasve të Teksasit. Ellen ndër të tjera ka bërë të ditur se kompania Walmart do t’i dhurojë në tërësi 20 milionë dollarë para dhe pajisje të nevojshme për personat e prekur nga kjo katastrofë natyrore, që ka lënë shumë familje pa shtëpi. Edhe Miley Cyrus, e cila ishte e ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, gjatë intervistës u emocionua shumë për këtë situatë dhe filloi të qante, teksa shprehte keqardhje për gjithë personat e prekur nga ky uragan. Ndër të tjera ajo tregoi se planifikon t’i dhurojë gjysmë milioni dollarë nga paratë e saj.

SHKARKO APP