Ylli Dylgjeri i përgjigjet Gjiknurit për arrestimin e zyrtarit të lartë të FBI-së
Nga Ylli Dylgjeri
Zoti Tërmet!
(Damjan)
Meqe nxitove ta besh “tërmet” si gjithmonë dhe shpërtheve e the se me këtë skandalin me McGonigal opozita kerkon të tërheqë vëmendjen nga 21 janari.
Po të themi qe nuk është ashtu. 21 janari nuk ishte tërmet, mos kalo ne fushë e koncepte ku nuk je specialist.
Si Termetonjes po te them qe rasti McGonigal hyn tek koncepti i termetit me force shkaterruese e qe shoqerohet edhe me shperthim vullkani. Por meqe ti e mendon se po terhiqet vemendja, perse nuk beni transparencen e nevojshme duke treguar:
– Sa here eshte takuar KM me personin në fjalë të akuzuar nga DASH?
– Kur dhe ku jane mbajtur takimet?
– Cilet kane qene te pranishem ne takime?
– Cilat jane temat e takimeve, se dukshem nuk kane qene çeshtjet e sigurise kombetare apo te interesave te shtetit shqiptar?
– Çfare takimesh ka patur per vete Kryeministri me DD, AN apo te tjere aksionere te McGonigal dhe ku eshte folur per kete person?
-Perse Kryeministri e quan mik dhe çfare i ka lidhur me miqesi?
-A jane premtuar aktivitete biznesi, favore qeveritare, licençash etj, apo a jane nenkuptuar te tilla gjate ketyre takimeve?
-A eshte konkretizuar ndonjera prej tyre?
– Cili eshte kontributi i personit ne fjale per Tropojen per te cilen eshte nderuar?
– Parate qe u dhane per Te, jane nxjerre nga Shqiperia?
A mos ka lidhje momenti i dhenies se parave me tregun valutor kur çuditerisht ne nje çast kursi i dollarit u rrit shume?
– A ka menduar ne ndonje moment Kryeministri qe nga perzierja me keto pune cenohet nderin dhe dinjiteti i shtetit shqiptar?
Dhe nese nuk ka menduar per nderin e shtetit shqiptar, kaq te pafytyre jeni Ju te Rilindjes sa per para u erren syte e ju bukoset mendja kur perziheni ne afera te tilla dhe shkallmoni vendin?
– Dhe e fundit:
Ky Kryeministri yne i perndritur, ç’e ka kete dashuri te perzihet me biznesmene dhe individe me iniciale te njejta: 2K, 2D….?