
Qeveria ka kërkuar zgjatjen e mëtejshme të gjendjes së jashtëzakonshme si rrjedhojë e tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi pasoja të rënda në jetët njerëzore dhe në shumë banesa e godina.
Referuar kërkesës së depozituar në Kuvend, qeveria propozon që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri me 31 mars 2020.
Shkresa është depozituar në Kuvend me datën 14 dhjetor.

