Zbulimi i ditarit sekret të Ajnshtajnit po trondit botën!

Për herë të parë në histori botohet një vëllim i plotë në anglisht i ditarit të Albert Ajnshtajnit shkruar midis tetorit të 1922-shit dhe marsit të 1923-shit. Në ditar përcillen përvojat dhe udhëtimet e tij në Azi dhe Lindjen e Mesme, por faqe e faqe të tëra përbajnë përgjithësime negative, raciste e ksenofobe (të mos duash emigrantët, të huajt), gjë që tronditi botën.

Ajnshtajni udhëtoi nga Spanja në Lindjen e Mesme, nëpërmjet shtetit të Sri Lanka-s për në Kinë dhe Japoni. Komentet më therëse i referohen kinezëve, të cilët i përshkruan si “shpirtra të mpirë” dhe ndjen keqardhje për ta. Në kapituj të tjerë, ai e quan Kinën si “komb-tufë”, gratë kineze të ngjashme me burrat, njerëz të paaftë për të mbrojtur veten.

Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit ndryshoi rrënjësisht mënyrën si njerëzit e perceptonin hapësirën dhe kohën, por ditari tregon pikëpamjet e tij personale rreth rracave, të cilat duket se kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Shkrimet me të vërtetë janë mendime private, por publikimi i tyre po shqetëson shumë njerëz anembanë botës, të cilët e konsiderojnë Ajnshtjanin një ndër zërat që ndriçuan botën si në shkencë edhe në çështjet sociale.

Kur ai u zhvendos në SHBA në 1933, u befasua nga shkollat e kinematë të ndara për “njerëzit me ngjyrë” dhe “ata të bardhë”. Më vonë ai iu bashkua Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë. Madje zgjodhi Universitetin Lincoln në Pensilvani, kolegj historikisht për njerëzit me ngjyrë, për të dhënë një ndër fjalimet e tij më të ashpra pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ditari vërtet po shkakton shumë reagime, për aq kohë sa në kontekstin e shekullit XXI një gjë e tillë mund të dëmtojë reputacionin e një njeriu që respektohet po aq sa si humanitar aq edhe si shkencëtar. Mëgjithatë rreshtat u shkruan para se ai të shihte se në ç’mënyrë racizmi po e dëmtonte Amerikën, vendin e lindjes Gjermaninë dhe mbarë botën.

SHKARKO APP