Zbulimi i madh: Nxirret në dritë pallati i mbretëreshës ilire Teuta

Daily Mail shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi.

Gazeta prestigjioze britanike shkruan se “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”.

“Dihet pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tani kanë prova për pallatet e para të njohura të mbretërve Ilirë. Arkeologët i kanë zbuluar dy vendet në Malin e Zi, në ata që ata e konsiderojnë si një zbulim të madh dhe kardinal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri ‘Ilir’ mund të ketë të bëjë me një grup të gjerë njerëzish dhe të vështirë për t’u përcaktuar. Është e paqartë nëse fiset e ndryshme flisnin apo jo të njëjtën gjuhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fiset ilire nuk e identifikuan asnjëherë kolektivisht veten si ‘ilirë’ dhe ka pak gjasa që ata të kenë përdorur një emër kolektiv për veten.

Ballaios ishte mbret ilir i Ardiaeit. Edhe pse kohët e fundit janë gjetur shumë monedha bronzi me fytyrën e tij, ky studim është i pari që gjen një vend ku mund të ketë jetuar ai. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori Teuta si udhëheqëse e Perandorisë Ilire.

‘Antiquity of Southeastern Europe Research Center’ i Universitetit të Varsaëvës, po e studiojnë zonën që prej vitit 2000. Një grup kërkuesish gjetën rrënojat e dy ndërtesave monumentale, të cilat ata parashikojnë se janë ndërtuar në vitin 260 p.e.s.

Profesori Piotr Dyczek, që ka udhëhequr studimet, tha ‘Science’ të Polonisë: ‘Të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të udhëheqësve të Rizonit. Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri tani ne as që e dinim se këto struktura ekzistonin’”.

rizoni01

rizoni05

rizoni06

rizoni07

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?