Zbulimi tronditës, Whitney Houston është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj

Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës. Dokumentari “Whitney” flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare. Mary Jones, tezja e Whitney, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne. Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se pëdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç. Ajo kujton yllin e muzikës, duke i thënë: “Mary unë jam abuzuar seksualisht. Dhe ishte grua”. Kur e pyeti se kush ishte, Huston i ishte përgjigjur: “Ishte Dee Dee Warwick.” Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje Whitney-n mbi orientimin e saj seksual. Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown. Martesa e tyre, midis 1992 dhe 2007, ishte e mbushur me dhunë dhe drogë. Vajza e tyre Bobbi Kristina Brown vdiq në 2015. Brown tha se Whitney ishte biseksuale dhe ka qenë lidhur me shoqen e saj më të ngushtë dhe asistenten Robyn Crawford. Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63 vjeçare në vitin 2008. Një burim i afërt me familjen Warwick tha: “Dee Dee e kishte shfaqur hapur se ishte lesbike në industrinë e muzikës. Jo domosdoshmërisht në publik, por unë nuk mendoj se ishte një sekret brenda industrisë së muzikës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?